10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Avni Klinaku: Në asnjë formë nuk pranoj të përfshihem në Qeverinë e Isa Mustafës

AvniKlinaku-lbKryetari i Lëvizjet për Bashkim, Avni Klnika ka mohuar spekulimet se ai do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Sot media të ndryshme kanë spekuluar se unë do të jem pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e ardhshme! Kjo nuk është aspak e vërtetë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

“As unë e as dikush tjetër nga LB-ja nuk ka biseduar për këtë çështje me askënd. Personalisht po ju them se unë nuk pranoj të përfshihem në asnjë formë në qeverinë e Isa Mustafës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, forumet e Lëvizjes për Bashkim do të japin qëndrimin e plotë para konstituimit të seancës së parë të legjislaturës së re.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit