21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Bajram Rexhepi e lë politikën për t’iu kthyer synetive?

Për rreth një dekadë e gjysmë, la profesionin e tij kirurgjinë dhe u mor me politikë. Ishte kryeministër, kryetar komune e ministër. Por, tani kur nuk ushtron asnjë post publik, ai ka filluar të flas për profesionin e kirurgjisë, me theks të veçantë synetinë.

Rexhepi në një emision në Klan Kosova, duke folur për këtë temë ka bërë të ditur se në kohën kur vendi ishte i pushtuar nga Serbia, e shqiptarët u larguan nga puna, ai kishte filluar të bënte kryesisht punën e synetisë. Ai ka treguar se ka ndodhur që brenda një viti të ketë bërë deri në 700 syneti. Ndërsa si raste të veçanta, ka përmendur dy të tilla, kur i është dashur të bëjë synet dy persona, njëri i moshës 40 dhe tjetri 43 vjeçar.

Veriu.info mëson se Bajram Rexhepi së shpejti pritet t’i kthehet zanatit të tij prej kirurgu, e që normalisht do të merrej edhe me syneti, pasi që jemi edhe në prag të sezonit veror e që njihet si sezon i dasmave dhe synetive.

Më Shumë

Lajmet e Fundit