7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Balaj-Halimi: Nisma Socialdemokrate është për një qeveri efikase

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se qeveria e ardhshme do të duhej të ishte shumë më efikase se sa që ka qenë.

Ajo ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.

“Nisma është e gatshme dhe është përcaktuese që qeveria e ardhshme të jetë efikase e e përgjegjshme, e cila do të jetë e aftë ta zgjidhë cilëndo punë që i del përpara”, ka thënë ajo.

Balaj-Halimi ka theksuar se Nisma Socialdemokrate ka rritje, ngase sipas saj, qytetarët e kanë parë punën që është bërë.

Ajo thënë se të gjitha subjektet duhet të marrin përgjegjësinë për dialogun me Serbinë.

Balaj-Halimi ka thënë se koalicioni LDK-Vetëvendosje nuk mund të funksionojë, sepse këto dy subjekte kanë dallime të mëdha në tema thelbësore.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit