11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Bali Muharremaj raporton për punën gjashtë mujore të Komunës së Suharekës

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se komuna që ai e drejton e ka shpenzuar 35 % të buxhetit dhe ka arritur 1 milionë euro të hyra gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Po ashtu ai ka bërë të ditur se ka pasur 5.9 milionë euro investime në tërësi, nga të cilat 2.3 milionë kanë qenë para të komunës.

Këto të dhëna Muharremaj i ka bërë të ditura në një konferencë për medie ku ka prezantuar punën 6-mujore, raporton Zeri.info.

Muharremaj ka folur edhe për vërshimet e fundit të cilat kanë shkaktuar shumë dëme, sidomos në fshatrat Studençan dhe Nepërbisht. Ai tha se dëmet arrijnë në 300 mijë euro.

“Për dëmet kemi njoftuar edhe ministrinë e Bujqësisë. E kemi formuar komisionin të cilët kanë vlerësuar dëmet për këtë çështje. Konsiderojmë se 150 mijë euro dëme janë shkaktuar në bujqësi e 150 mijë të tjera në infrastrukturë, në total 300 mijë. Si komunë e kemi edhe fondin emergjent ku i kemi vetëm 70 mijë euro dhe i cili nuk mund të aktivizohet pa shku në asamble”, deklaroi Muharremaj.

Muharremaj në konferencë foli edhe për projektin për ndërtimin e Sheshit të qytetit dhe Shtëpinë e Kulturës, punimet për të cilën u ndërprenë pasi u vendos që operatorit ekonomik t’i shkëputej kontrata për shkak se sipas komunës, ata nuk e respektuan atë. Muharremaj tha se për Sheshin këtë vit janë ndarë 4 milionë euro dhe se dy llotet e parë do të kryhen brenda vitit kurse për Shtëpinë e Kulturës tha se pret të përfundojë në nëntor.

“Në nëntor premtoj se do të kryhet Shtëpia e Kulturës. Punimet për të ngecën sepse ata shkelën ligjin dhe komisioni vendosi t’ia ndërpresë kontratë. Po ashtu e kemi nënshkruar edhe kontratën për Sheshin në vlerë prej 4 milionë euro. 500 mijë kemi investuar këtë vit nga komuna e një milion nga ministria. Presim që pjesa e parë apo dy llotet të përfundojnë brenda vitit”, theksoi ai, raporton zeri.info.

Ai deklaroi se në rivlerësim në Organin Shqyrtues të Prokurimit është edhe fabrika e riciklimit në vlerë prej 3.5 milionë euro dhe se është diskutuar mundësia e ndërtimit të një fabrike për trajtimin e ujërave të zeza.

Në infrastrukturë ai tha se po punohet në rrugën që lidh Suharekën me Shtërpcën, në dy unaza e në rrugë nëpër fshatra. Po ashtu tha se do të ndërtohen dy basene të ujit, një në fshatin Reçan e një në Papaz.

Muharremaj bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e objektit të ri të komunës që sipas tij do të kushtojë 1.3 milionë euro.

Deri në gusht deklaroi se do të përurohet shkolla në fshatin Tërrnje kurse ndërtimi i shkollave të reja do të fillojë në fshatrat Dobërdolan e Vraniq./ZERI

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit