9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Bashkimi Demokratik mbledhje me Këshillin Drejtues

Bashkimi Demokratik15-02Bashkimi Demokratik ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Këshillin Drejtues ku u diskutua për gjendjen aktuale në Kosovë.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha foli për situatën ekonomike dhe politike në vend ku e njoftoi KD-në për rrjedhat në Kuvendin e Kosovës si dhe rreth qëndrimeve të tij ndaj shumë çështjeve të cilat po e preukopojnë qytetarin e vendit.

Skënder Susuri shef i Kuvendarëve të Bashkimit Demokratik në Prizren njoftoi për të pranishmit për punën dhe qëndrimin e kuvendarëve, ai ndër tjera tha se angazhimi ynë kryesorë është mbrojtja e interesave të qytetarëve të Prizrenit.

Nexhat Isufi kryetar i Bashkimit Demokratik në Dragash dhe kuvendarë nga radhët e BD-së njoftoi anëtarët e Këshillit Drejtues për situatën politike në dragash si dhe insistimin e Bashkimit Demokratik në këtë komunë për ti trajtuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Dragashit.

Pas një debate konstruktiv Këshilli Drejtues doli me këto rekomandime.

1 Kryetari i Bashkimit Demokratik dhe një herit Deputet ne Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha të vazhdoj të jetë i qytetarëve të Kosovës dhe Prizrenit duke i kërkuar që të jetë zëri i kërkesave imediate të qytetarëve të cilët janë duke kaluar një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

2 Bashkimi Demokratik të angazhohet në unifikimin e forcave opozitare në Prizren në mënyrë që të luftohet më fuqishëm krimi dhe korrupsioni të cilët e kanë përfshi qytetin e Prizrenit.

3 Aktivistët dhe simpatizantët e Bashkimit Demokratik të identifikojnë shqetësimet e qytetarëve në të gjitha lokalitetet ku jetojnë dhe përmes përfaqësuesve të sajë të kërkojnë zgjidhjen e tyre në organet institucionale.

4 Të vazhdohet me fuqizimin e strukturave të Bashkimit Demokratik si dhe përgatitjen për sfidat që pritet së shpejti të përballet spektri politik në Prizren dhe Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit