7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

BD: Prizreni kampion i shkeljeve ligjore

Bashkimi Demokratik ka reaguar rreth hapjes së konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren.

Reagimi i plotë i BD-së

Konkursi i publikuar nga Zyra e Personelit në Komunën e Prizrenit me dt 16.07.2015 për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, ka hasur në kundërshtim nga drejtori i DKA-së, nga që ai pretendon së nuk janë respektuar dispozitat ligjore ( UA i MASHT-it nr.8 – 2014) lidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të shkollës.

Ky veprim i drejtorit të DKA-së dëshmon për një ndarje të thellë në ekzekutivin komunal, nëse drejtori i DKA-së vërtet është në mbrojtje legjislacionit është dashur që të kërkojë anulimin e konkursit nga ana e Kryetarit të Komunës ose të japë dorëheqje. Për më keq edhe dy ministritë në nivel vendi, ajo e MAP-së dhe MASHT janë përfshirë në këtë kontekst juridik dhe janë vënë në mbrojtje të njërës apo palës tjetër.

Konkursi i fundit është tregues i qartë i mos koordinimit të duhur të institucioneve, si në nivel qendrorë dhe lokal të cilët ose nuk dinë të interpretojnë ligje dhe rregullore në fuqi ose këto I bëjnë me qëllim për të manipuluar me qytetarë të cilët janë të interesuar për te konkurruar për drejtor shkolle. Derisa shefi I personelit me sugjerim të sekretarit permanent të MAP-it hap konkurs për drejtor dhe zëvendës drejtor të shkollave në Prizren, në anën tjetër drejtori I DKA-së në Prizren nuk pajtohet me këtë konkurs dhe i ankohet MASHT dhe Komisionit Parlamentarë për Arsim Shkencë dhe Kulturë, me ç’rast MASHT përmes një letre te lëshuar me dt 23.07.2015 autorizon Inspektoratin e Arsimit për ti evidentuar shkeljet e mundshme ne konkursin ne fjale.

E gjithë kjo që po ndodhë me qeverisjen lokale në Prizren është një tregues i qartë se ligji dhe rregullat vazhdojnë të mbesin levë e përdorimit në duar të grupeve të interesit.

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit