9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

BD: Pushtetarët e Prizrenit përmes drekave zyrtare arritën t’i ‘fitojnë’ zgjedhjet

Bashkimi Demokratik thotë se gjetjet e Auditorit të Jashtëm për Komunën e Prizrenit tregojnë se pushtetarët komunal përmes drekave, darkave dhe formave të tjera abuzive dhe manipulative arritën t’i “fitojnë” zgjedhjet lokale. Sipas BD-së, Ekzekutivi Komunal dhe Ramadan Muja, në vazhdimësi kanë abuzuar me politikat buxhetore të komunës, duke investuar në infrastrukturë dhe investime të tjera kapitale vetëm në vendbanime dhe lagje të qytetit ku ata i “fitojnë” votat.

Komunikata e plotë e BD-së:

Raporti i Auditorit të Jashtëm për Komunën e Prizrenin, ka konstatuar një varg shkeljesh të procedurave ligjore (Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë) dhe abuzim të buxhetit të komunës përkatësisht parasë publike për vitin 2014. Sipas Auditorit të Jashtëm, Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2014 vetëm për dreka zyrtare kishte shpenzuar hiq më pak se 111 mijë e 878 euro, apo mesatarisht mbi 400 euro për çdo ditë pune.

Auditori ka testuar dy pagesa, njëra në shumë prej 14,000 euro dhe tjera në shumë 10,000 euro. Këto pagesa të bëra në vitin 2014 i takonin muajit shtator 2013. Dëshmitë për këto pagesa nuk përmbanin ndonjë agjendë të qartë të organizimit dhe personat që do të marrin pjesë.

Për Bashkimin Demokratik këto gjetje të Auditorit të Jashtëm, nuk përbëjnë lajm, kjo është në vazhdimësinë e abuzimeve me paranë publike. Dy pagesat e testuara nga Auditori i përkasin periudhës së zgjedhjeve lokale (2013), ku pushtetarët komunal përmes drekave, darkave dhe formave të tjera abuzive dhe manipulative arritën t’i “fitojnë” zgjedhjet lokale.

“Ekzekutivi Komunal dhe Ramadan Muja, në vazhdimësi kanë abuzuar me politikat buxhetore të komunës, duke investuar në infrastrukturë dhe investime të tjera kapitale vetëm në vendbanime dhe lagje të qytetit ku ata i “fitojnë” votat. Shumë projekte të planifikuara në Kornizën buxhetore 2013 – 1015 janë hequr nga ky dokument, ishin mashtrime elektorale, sikurse është psh. mbulimi i shpenzimeve të varrimit, etj.

Abuzimet janë të dukshme edhe në politikat e subvencioneve, subvencionohen vetëm ata individ dhe OJQ-që të afërta me pushtetarët, mbi baza klienteliste. Ndërsa Zyra e Prokurimit në KK. Prizren tërësisht është në shërbim të klienteles së PDK-së, të gjithë tenderët janë të paracaktuar. Zyrtarë të caktuar komunal kanë zhvatur edhe pronën publike.

Komuna e Prizrenit duke qenë në vazhdimësi shkelse e ligjit, sipas raportit të Avokatit Publik –Komunal ka më shumë se 3100 lëndë të hapura – kontestimore në Gjykatën Themelore në Prizren. 2170 persona fizik dhe juridik e kanë paditur komunën për veprime joligjore dhe arbitraritet ndaj tyre.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit