6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Begaj: Asnjë person nuk është larguar për bindje politike

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, gjatë ditës sotme, ka sqaruar opinion e gjerë, se asnjë mësimdhënës, nuk është larguar nga puna për bindje partiake, por sipas konkursit është pranuar stafi mësimor, ndërsa për çdo rast të shkeljeve eventuale, që ka mundur të ketë, do të shqyrtohet.

Këtë deklarim i pari i Malishevës, z.Ragip Begaj, e ka bërë gjatë takimeve që ka pasur me ish kandidat, tani të pakënaqur, që nuk janë pranuar në punë dhe që sot kanë protestuar në emër të të gjithë të pakënaqurve, në veçanti në tri shkollat e mesme të Malishevës.

“Së pari ju sqaroi, se të gjitha 147 vendet e lira në arsim, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, janë shpallur me rekomandim të MASHT-it, dhe të gjitha vendet e shpallura kanë të bëjnë me rastet ku mësimdhënësit janë pranuar pa konkurs, pa kualifikim, pa procedura dhe te ngjashme, dhe ne kemi zbatuar këtë rekomandim. Përndryshe, në të gjitha rastet ku mendojnë se ju është bërë e padrejtë, unë si kryetar i Komunës, do ti përkrahi maksimalisht për realizimin e të drejtës së tyre. Unë i inkurajoj të gjithë, që ti ndjekin procedurat e mëtutjeshme, deri në gjykatë, në mënyrë që ti realizojnë të drejtat e tyre”, ka thënë kryetari Begaj.

“Ju premtoj se do ta bëj një shikim të kompletuar për të gjitha rastet, do ta shqyrtojmë punën e komisionit vlerësues dhe do të jemi tërësisht transparent”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë takimit që ka zhvilluar me z.Jakup Gashi, z.Sedat Sahitaj ish mësimdhënës dhe z.Shemsi Morina, ish drejtor shkolle. Këto deklarime dhe të gjitha takimet tjera me kandidatët që sot janë ankuar, janë zhvilluar në prani të medieve dhe kamerave.

Përndryshe, sot para komunës, ka protestuar edhe nje grup i vogël nxënësish të shkollës së mesme profesionale “Qendra e Kompetencës”, ku me ta biseduar drejtori komunal i arsimit z.Blerim Thaçi, i cili kërkoi që ata ti kthehen mësimit, duke e konsideruar se nxënësit nuk duhet te manipulohen me këto gjëra, ndërsa të shqetësime do të shqyrtohen, në formën më transparente te mundshme.

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit