16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Begaj e Berisha vazhdojnë t’i mbajnë dyert e hapura për qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, edhe këtë enjte i kanë mbajtur dyert e hapura për pritjen e qytetarëve, për t’i dëgjuar hallet dhe problemet që kanë qytetarët, si në rastet individuale, ashtu edhe të komunitetit, për çështjet e caktuara.

Për këtë arsye, gjatë tërë pasdites, Begaj dhe Berisha, i kanë mbajtur dyert e hapura për qytetarët.

Komuna e Malishevës, përkatësisht zyra e kryetarit të komunës, çdo të enjte, duke filluar nga ora 13:00, është tërësisht në dispozicion të qytetarët, të cilët duan të bisedojnë me udhëheqjen komunale, për çështje të caktuara.

Kjo tashmë është shndërruar në traditë, por edhe ditëve tjera të punës, kryetari Begaj dhe nënkryetari, i presin qytetarët, të cilët vijnë në zyrat e komunës.

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Lajmet e Fundit