9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Begaj e refuzon Fetah Rudin për postin e nënkryetarit për shkak të invaliditetit

Kah fundi i shkurtit të këtij viti ishte arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës mes Nismës për Kosovën dhe LDK-së në Malishevë ku LDK-së i ishin dhënë 3 drejtori dhe pozita e nënkryetarit të komunës. Por përderisa 3 drejtorët e caktuar nga LDK-ja filluan t’i ushtrojnë përgjegjësitë e veta nga data 18 mars, posti i nënkryetarit ende mbahet nga Nisma, përkatësisht nënkryetari Rexhep Mazrreku.

LDK për këtë post e kishte caktuar Fetah Rudin, pas një votimi që kishin patur në degë ku Rudi i kishte fituar votat për të marrë këtë post. Marrëveshja kishte qenë që LDK ta marrë postin e nënkryetarit sapo t’i sigurohet një vend pune nënkryetarit aktual Rexhep Mazrreku. Por kanë kaluar 4 muajë dhe as nuk është siguruar vend tjetër pune për Mazrrekun, as nuk po e ushtron funksionin Fetah Rudi.

Portali “Online” ka biseduar me akterët e përfshirë dhe ka mësuar se arsyeja e mosushtrimit të funksionit nga Rudi nuk është pamundësia e gjetjes së një vendi pune Mazrrekut por fakti se ai është përdorues i karrocës së invalidit.

Rudi është plagosur në dhjetor të vitit 2000 në një atentat që pretendohet se ka qenë politik dhe që nga atëherë ka mbetur në karrocë invalidi, por pa e ndalë aktivitetin politik që nga këndellja e parë pas atentatit.

Por kryetari aktual i Malishevës mendon se ai nuk mund ta kryejë punën si duhet në këtë gjendje.

“Për shkak të problemeve shëndetësore Fetahu nuk mund ta ushtroj funksionin e nënkryetarit”, ka thënë Begaj për portalin “Online”.

Begaj ka shtuar edhe diqka tjetër.

“LDK-ja e ka shkelur marrëveshjen që kishim për koalicion, marrëveshja ka qenë që Fetah Rudi të sistemohet diku tjetër, ndërkaq për nënkryetar të propozophet dikush tjetër i LDK-së dhe ata na e sollën Fetahun si propozim”, ka theksuar Begaj.

Kryetari i komunës ka thënë se do të kërkoj ndihmën e liderëve qendror të Nismës dhe LDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje në këtë aspekt. Por qka nëse lidershipi qendror vendos që Fetah Rudi duhet ta ushtrojë funksionin?.

“Unë nuk kam asgjë kundër Fetahut në asnjë aspekt por prap mendoj se ai për shkaqe shëndetësore nuk mundet me e krye punën e nënkryetarit të komunës”, ka qenë këmbëngulës Begaj.

Kur i është përkujtuar se ka patur raste në botë që poste të larta politike e instiutcionale kanë mbajtur njerëz më aftësi të kufizuara, madje ministër i Gjermanisë në karrocë invalidi, Begaj ka thënë: “Atje është Gjermani, kushte të tjera janë atje, personat me aftësi të kufizuara i kanë kushtet për çasje në çdo objekt e zyre”.

Kryetari i degës së LDK-së, i zgjedhur tash së voni në këtë post, Sami Kafegjolli, ka thënë për “Online” se edhe atij dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së kryetari Begaj u ka thënë se “Fetahu nuk mund ta ushtrojë atë funksion dhe se LDK e ka shkelur marrëveshjen”.

“Për neve Fetah Rudi është nënkryetar komune, ai i ka fituar votat”, ka thënë Kafegjolli.

Por Kafegjolli duke parë kundërshtimin e kryetarit të Malishevës ka kërkuar një zgjidhje.

“Për neve Fetah Rudi është nënkryetar komune por pasi kryetari Begaj po kundërshton, ne kërkojmë një zgjidhje në këtë drejtim, kërkojmë ndihmën e kryetarit dhe kryesisë qendrore të LDK-së që të zgjidhet ky problem dhe LDK ta marr postin që i takon”, është shprehur ai.

Januz Kastrati, ish kryetar i degës së LDK-së në kohën e arritjes së koalicionit Nisma-LDK, ka thënë se asnjë shkelje të marrveshjes nga ana e LDK-së nuk ka patur.

“Marrëveshja bazë është arritur në Prishtinë mes dy liderëve partiak dhe në praninë e neve të tjerëve, aty janë caktuar postet që i jepen LDK-së si hise e koalicionit qeverisës dhe nuk është përmendur asnjë emër se kush do ta marrë këtë apo atë funksion, kështu që nuk ka asnjë shkelje”, ka thënë Kastrati.

“Ne edhe pasi i kemi përzgjdhur bartësit e funksioneve, unë dhe kolegët Sami Kafegjolli e Rrahim Morina ia kemi prezentuar kryetarit Begaj emrat në mesin e të cilëve edhe Fetah Rudin dhe nuk ka pas asnjë kundërshtim, nuk e di qka ka ndodhë tash”, është shprehur ai.

“Tek e fundit partneri i koalicionit nuk është ai që i cakton emrat e partisë sonë për funksione”, ka spikatur Kastrati duke bërë me dije se ka qenë nënshkrues i marrëveshjes për koalicion.

Vet Fetah Rudi, i kontaktuar nga “Online” ka deklaruar se nuk ka patur asnjë shkelje të marrëveshjes nga ana e LDK-së.

“Nuk ka pas marrëveshje të veqantë për mua”, ka theksuar ai. Rudi ka deklaruar se nuk ka pengesa që mund ta ndalojnë atë të ushtrojë funksionin e nënkryetarit.

“Pse jam në karrocë, të gjitha punët mundem me i krye dhe nuk më pengon kjo, unë jam që 15 vjetë në karrocë”, ka theksuar Rudi. “Unë po e pres vetëm realizimin e marrëveshjes, ky është vendim i kryesis së LDK dhe duhet të zbatohet”, është shprehur Rudi.

Edhe në marrëveshjen e shkruar të Marrëveshjes politike për bashkqeverisje ndërmjet Nismës dhe LDK-së, të nënshkruar nga Ragip Begaj dhe Januz Kastrati nuk përmendet asnjë emër i përvetshëm për bartës të funksioneve. /PortaliOnline/

Malisheve-leter marreveshja

Më Shumë

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit