6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Begaj: Ky vit dua të jetë edhe më i suksesshëm

RagipBegaj-kryetariMalisheves“Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm, me gjithë vështirësitë që kemi pasur, por ky vit dua të jetë edhe më suksesshëm”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, me ç’rast kërkoi angazhim më të madh nga të gjithë, në kryerjen e obligimeve të përditshme në raport me përgjegjësit e secilës drejtori.

“Suksesi nuk është i imi, por është sukses i të gjithëve së bashku, dhe me këtë angazhim të përbashkët ne mund të arrijmë, që në këtë vit të jemi edhe më të suksesshëm bashkërisht dhe ti realizojmë të gjitha projektet e parapara”, tha Begaj.

Ai kërkoi nga drejtoritë, që të hartojnë projekte, jo vetëm ato që janë të planifikuara me buxhetet e drejtorive, por edhe projekte tjera, të cilat do të mund ti realizojnë përmes donatorëve tjerë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, u paraqit edhe agjenda e aktiviteteve në kuadër të shënimit të “Flaka e Janarit” në Komunën e Malishevës, e ku këtë vit, në Malishevë, shënohet jubileu i 25 i ngjarjeve të 29 dhe 30 janarit të vitit 1990.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, për këtë vit, janë paraparë dy ditë aktivitete.

“Me datë 29 janar, do të organizohet një tryezë, ku pjesëmarrësit do të paraqiten me kumtesa lidhur me këto data, përkatësisht protestës së 29 janarit të vitit 1990 dhe “Masakrës së Malishevës” të datës 30 janar 1990. Ndërsa me 30 janar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, do të mbajë një mbledhje të veçantë, për shënimin e 30 janarit, dhe pas mbledhjes do të bëhen homazhe në varreza dhe vizita në familjet e të vrarëve, të 30 janarit të vitit 1990”, tha Krasniqi.

Në kuadër të këtyre shënimeve, planifikohet të prezantohet edhe botimi i një libri, nga ish kryetari Komunës së Malishevës në atë kohë, Daut Krasniqi, libër i cili i kushtohet ngjarjeve të këtij viti, ngjarje e cila në të njëjtën kohë, shënon edhe kundërshtimin e parë institucional, kundër regjimit të atëhershëm serbo-sllav./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit