8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Begaj: Malisheva është liruar nga presionet politike

Kryetari aktual dhe kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj, thotë se në mandatin e kaluar ka liruar komunën dhe qytetarët nga presionet politike, e këtë premton ta vazhdoj edhe nëse merr mandatin e dytë në krye të kësaj komune.

Ragip Begaj, në një intervistë ka thënë se arsyeja se pse qytetarët e kanë dërguar në balotazh nuk është mospuna, por numri i madh i kandidatëve që kanë garuar për ta marrë udhëheqjen e kësaj komune.

“Ju kemi hapur derën qytetareve të Malishevës dhe komuna tani për tani është në shërbim të tyre, transparenca e cila është zhvilluar në komunë të Malishevës janë të njoftuar të gjithë qytetaret për punën tone që kemi bërë gjate këtyre katër viteve. E kemi liruar komunën edhe të gjithë qytetaret i kemi liruar prej presioneve politike, mund të them lirisht që çdo punëtor i administratës, i shëndetësisë, punëtor i arsimit është i lire të mendoj vet të veproj vet t’i bashkëngjitet cilitdo subjekt edhe asnjë person nuk është që dikush e ka marr në pyetje e sidomos unë personalisht që të më mbështes mua ose të votoj për ne. Duhet ta ndjej veten të lire qytetaret e Malishevës ata duhet të vendosin dhe unë besoj shumë në qytetaret e mi për mbështetjen që më kanë dhënë të gjitha herët edhe tash jam shumë i sigurt që Nisma ofron mundësit më të mira për zhvillim të vendit për bashkëpunim mes tyre”, ka thënë ai.

Begaj premton se do të vazhdoj të jetë në shërbim të qytetarëve edhe në mandatin e ardhshëm në krye të Malishevës.

Kandidati i Nismës për Malishevën thotë se qytetarët e Malishevës e kanë vlerësuar punën e tij që e ka bërë gjatë katër viteve të fundit dhe se arsye se pse ndodhet në balotazh është shpërndarja e votës tek shumë kandidatë.

“Po besoj që po ka qenë një vlerësim korrekt për punën që kemi bërë, transparencën që kemi ofruar, për projektet që kemi realizuar për buxhetin kemi qenë komuna e pare e dyte e trete e renditur në nivel vendi edhe këtë e kanë vlerësuar qytetaret diku e kemi përfunduar mandatin tonë më 400 projekte të realizuara në komunën e Malishevës. Prej këtyre 400 projekteve 44 fshatra nuk ka fshatë që nuk kemi investuar, prioritet i joni ka qenë arsimi, përmirësim i infrastrukturës shkollore të cilën e kemi bërë dhe kemi dal si komunën e Malishevës diku më 11 shkolla të ndërtuara dhe katra janë në ndërtim e sipër në vitin e ardhshëm. Komuna e Malishevës gjatë këtij mandati ne në qeverisje kemi punuar 120 kilometra rruge kemi punuar 130 kilometra kanalizime, 4-5 kilometra trotuare dhe shumë gjëra tjera që ju kemi ofruar si shërbime qytetareve. Kjo besoj ka bërë që të kemi një përkrahje të fuqishme në k rahasim më të gjitha subjektet tjera”, theksoj Begaj.

Begaj, pjesë të programit të tij qeverisës për mandatin e dytë e ka vazhdimin e përmirësimit të kushteve në arsim.

“Prioritet tona kryesore do të jene vazhdimi i përmirësimit të kushteve në arsim ashtu sic kemi vepruar ne të kaluarën, finalizimi i atyre katër shkollave, ndërtimi i atyre katër shkollave të reja, ndërtimi edhe i një çerdheje për fëmije që e kemi në program tonin, përmirësimi i infrastrukturës prapë se prape, nuk do të kemi ndoshta nevojë për 120km rruge por shumë më pak, tash nuk kemi nevojë për 15 shkolla por për shumë më pak, prioritet i jonë do të jete tash më funksionalizimi i kabineteve në shkolla. Të gjitha shkollat do të kenë kabinete dhe do të kemi edhe fushat e sportit do ti bëjmë në të gjitha shollat e komunës së Malishevës. Deri më tani kemi ndërtuar 12 fusha të sporteve, kanë mbetur diku edhe 28-29 shkolla mund të them që të ndërtohen fushat e sporteve në të gjitha shkollat e komunës së Malishevës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Begaj premton mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme, por edhe për të gjithë ato biznese që ofrojnë program për punësimin e të rinjve të kësaj Komunë.

“Problemet jo vetëm të Malishevës por në përgjithësi është papunësia e madhe, shumë një gjeneratë e re e shkolluar janë me fakultete, janë në pamundësi punësimi tani për tani për arsye së komunat nuk mund ti absorbojnë ato vende të punës nuk i kane edhe janë njerëz më të vërtet qe qeveria e Kosovës, niveli qendror duhet të interesohet dhe të bëje diçka për ta. Ne do ti përkrahim sidomos në rrafshin e bujqësisë që kemi programe të veçanta për bujqësi do të investojmë diku 800 mije euro në vitin e pare dhe për katër vitet kemi premtuar që në bujqësi do të investojmë diku 3 milion euro më mundësin që 2 milion euro të gjejmë donacione sidomos në fushën për ujitje. Kjo është e domosdoshme për ne, bizneset e vogla, të gjitha bizneset në komunën e Malishevës do ti përkrahim të cilat ofrojnë programe për punimin e të rinjve do të kenë mbështetjen nga komuna edhe ashtu komuna e Malishevës pë r katër vite ka hequr të gjitha taksat të gjitha bizneset janë të liruara nga taksat në komunën e Malishevës dhe tani për tani do ti mendojmë të gjitha ata që punësojnë njerëz do ti përkrahim edhe ne si komunë”, ka thënë Begaj.

Ndonëse Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës nuk ka bërë koalicion me ndonjë parti për balotazh, ai ka thënë se është i bindur në mbështetjen e qytetarëve të kësaj komunë.

Begaj në balotazh do të përballet me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mursel Gashi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit