13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Begaj i shpallë luftë korrupsionit në Malishevë

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, premton se do të luftojë deri në fund korrupsionin, që është instaluar nga qeveria e kaluar.

“Fjalën korrupsion nuk do ta dëgjojmë të përmendët në Komunën e Malishevës, sepse do ta zhdukim këtë dukuri, në të gjitha format”, premton ai.
Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj është takuar me banorët e fshatit, Lladroc dhe Senik. Ai nga banorët e këtyre dy fshatrave ka kërkuar ndihmë për të luftuar korrupsionin.

“Këtë të keqe, do ta zhdukim, por kërkoj edhe ndihmën tuaj në këtë drejtim”, ka thënë Begaj.

“Çdo rast të mundshëm të korrupsionit, lajmërojeni, më ndihmoni edhe mua që përfundimisht, kjo fjalë të mos dëgjohet në Malishevë”.

“Unë do ta bëj këtë, pasi qëllim i imi është, që njerëzit të mos e drejtojnë gishtin kah komuna, për ta identifikuar institucionin e komunës me korrupsionin, andaj e dua edhe ndihmën e juaj në këtë drejtim”.

Kryetari Begaj me banorët e këtyre dy fshatrave ka biseduar për probleme të ndryshme, ndërkaq që është fokusuar te ethet hemorragjike dhe pastrimi i ambientit.

“Ne kemi filluar një aksion për largimin e deponive ilegale, po ejani që së bashku ti largojmë ato mbeturina, por edhe ta ruajmë ambientin, që mos të hidhen mbeturina në ambientet ku vet jetojmë”.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetëssëi, Hajdin Berisha, ndërkaq i ka njoftuar banorët e këtyre fshatrave me aktivitetet e drejtorisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike.

Ndërsa, drejtori i Urbanizimit,Urim Kastrati, i ka njoftuar banorët me prioritet e Komunës, për investimet në këto dy vendbanime, duke filluar nga ndërtimi i ujëmbledhësit në Senik, dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për këtë fshat, pastaj riparimet në infrastrukturë dhe intervenimin për mbrojtjen e ndërtesës së shkollës së vjetër në fshat.

Ndërsa në Lladroc, sipas drejtorit Kastrati, do të ndërtohen rreth tri kilometra kanalizim.“Do të intervenohet edhe në riparimin e kanalizimit aktual”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit