11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Begaj takohet me banorët e Kërvasarisë dhe Pagarushës

begaj me qytetarKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të aktiviteteve të tij dhe përmbushjes së premtimit, se brenda gjashtë muajve të parë, të zbresë në fshatra për ti takuar banorët, gjatë mbrëmjes së djeshme, ka takuar banorët në fshatin Kërvasari dhe Pagarushë, me të cilët ka biseduar për hallet dhe problemet që kanë si fshatra, si dhe i ka njoftuar aktivitetet e qeverisë komunale.

Fillimisht kryetari Begaj dhe drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, i kanë njoftuar banorët e këtyre fshatrave për angazhimin e Komunës së Malishevës, në luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe rolin e komunës në zbatimin e strategjisë kombëtare për kundër EHKK, si dhe i kanë njoftuar për aksionin e komunës, për largimin e mbeturinave. Me këtë rast kryetari Begaj, ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve për largimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit, si dhe ka kërkuar që të futen në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

Nga ana tjetër, banorët e Kërvasarisë, duke paraqitur kërkesat për nevojat e tyre, thanë se prioritet dhe emergjencë është ndërtimi i kanalizimit, i cili në fakt ka filluar të ndërtohet, pasi punimet janë duke vazhduar, pastaj rruga për lagjen Kodrali, për të cilën po ashtu morën premtimin e kryetarit për ndërtimin e kësaj rruge, si dhe largimi i mbeturinave, sipas banorëve është e domosdoshme.

Edhe në Pagarushë, largimi i mbeturinave doli një prej problemeve kryesore, si dhe ndërtimi i kanalizimit për katër lagje të fshatit, pastaj edhe largimin e derdhjes së kanalizimit në varrezat e fshatit. Nevojë tjetër për fshatin është edhe ekzistimi i një barnatoreje, pasi kanë shërbimin mjekësor, por nuk kanë barnatore.

Një problem jetik për fshatin është edhe sigurimi i ujit për pije, apo ndërtimi i ujësjellësit, për çka morën premtimin e kryetarit Begaj, se shumë shpejt do të bëhen shpime dhe hulumtime për gjetjen e ujit, edhe pse konfiguracioni i fshatit është shumë i vështirë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit