7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Begaj tregon arsyet e prishjes së koalicionit me LDK-në

Mbrëmë në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës ballë për ballë të ftuar ishin kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Sami Kafexholli.

Me ta është diskutuar në lidhje me prishjen e koalicionit në mes të NISMA-s për Kosovën dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Malishevës.

I pari i kësaj komune, Ragip Begaj, tregoi arsyet e prishjes së këtij koalicioni.

“Ka ardhë një moment që ne si subjekt i NISMA-s në Malishevë që e kemi një strukturë e shumica e tyre kanë vendosur që të mos vazhdohet me koalicion”.

Kurse Kafexholli u shpreh se koalicioni që tashmë është prishur ishte formuar vetëm për një qëllim, që t’iu ndihmojë qytetarëve të kësaj komune.

“Koalicioni është shkëputur njëanshëm nga NISMA. Të them të drejtën, edhe sot me kryetarin në ora 16:00 e kemi biseduar edhe i kam treguar atij dhe kolegëve të tij që LDK-ja është parti institucionaliste. E kemi bërë me dëshirë koalicionin me të vetmin qëllim që t’iu vijmë në ndihmë qytetarëve të Malishevës”.

“Ne kemi dashur t’iu tregojmë qytetarëve të Malishevës që LDK-ja di të qeverisë me duar të pastërta”.

Por, Kafexholli tha se si është ftuar kjo parti në koalicion ashtu është dashur që të informohet për prishje të koalicionit.

“I kam thanë edhe në zyre të kryetarit, që nuk keni bërë mirë se është dashur të na ftoni”.

“Nuk e besoj që ka qenë paaftësia e anëtarëve të LDK-së. Ne jemi munduar edhe e kemi thanë edhe më herët se tre drejtorë kemi qenë aty, kemi hyrë ballëhapur edhe kemi dalë të tillë. Unë, së bashku me dy kolegët e mi, jemi të gatshëm të përgjigjemi”.

Mirëpo, i pari i kësaj komuna pati vërejtje për koalicionin dhe tha se marrëveshja e arritur në mes të dy palëve nuk ishte respektuar asnjëherë.

“Që nga fillimi asnjë pikë e marrëveshjes nuk është zbatuar”.

“Ne marrëveshjen e kemi bërë me nivelin qëndror atëherë, por asnjë të mirë nuk e kam pasur nga kjo marrëveshje. Një marrëdhënie të mirë e kam pasur me drejtorët, mirëpo ne kemi pritur shumë më shumë”.

“Ka qenë një çarje se ne në Kuvend i kemi pasur vetëm 3 anëtarë të LDK-së e pjesa tjetër, 4 antarë, ka punuar kundër NISMA-s. Nuk kemi mundur që të vazhdojmë”.

Sipas Begajt, ekzistonte një marrëveshje jo e shkruar në mes të liderit të NISMA-s, Fatmir Limaj, si dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, mirëpo ajo nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ekzistonte një marrëveshje interne mes Limajt dhe Mustafës që drejtorët e NISMA-s të sistemohen në Prishtinë”.

“Ne jemi marrë vesh kështu, mirëpo asnjë lëvizje nuk është bërë përvec që janë larguar 3 drejtorët e NISMA-s”.

Kurse Kafexholli u shpreh se nuk di për këtë marrëveshje pasi që nuk ishte pjesë e saj.

“Çka kanë biseduar dy liderët nuk e di, nuk kam qenë pjesë e atyre bisedimeve”.

Begaj tha se atëherë ishte marrë vendimi që Fetah Rudi të sistemohej diku tjetër, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë.

“Ne si kryesi e degës kemi marrë vendim që Fetah Rudi të jetë nënkryetar i komunës, e kjo nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite”.

“Mustafa dhe Limaj janë marrë vesh ateherë që Rudi të sistemohej në Pallatin e Sporteve, e jo nënkryetar”.

“Asnjë pikë e marrëveshjes nuk është përmbushur, as marrëveshja e nënkryetarit nuk është përmbushur”.

Por, i pari i LDK-së në këtë komunë tha se marrëveshja është përmbushur në tërësi nga partia e tij.

“Besoj që prej LDK-së marrëveshja është përmbushur. Unë nuk e di për 3 drejtorët tjerë që duhej të sistemoheshin, por buxheti është miratuar e këtë gjë kryetari e di”.

“Në vitin 2014 ne nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjes fare dhe e kemi votuar buxhetin komunal”.

Kurse në pyetjen nëse është penduar për koalicionin që ka bërë me NISMA-n, Kafexholli tha se asnjëherë nuk ka qenë pro këtij koalicioni.

“Edhe në vitin e kaluar kur kemi biseduar, unë në kryesi të degës e kam thanë që për të bërë koalicion me NISMA-n e Fatmir Limajt unë si Sami Kafexholli kurrë se nuk kisha dashur ta bëja”.

Begaj ka thënë se për kohën e mbetur të mandatit të tij si kryetar i Malishevës nuk do të kërkojë partner të ri në qeverisje.

“Nuk do të bëj koalicion me askënd. Do të mbes i vetëm dhe do të qeveris i vetëm”.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit