11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Berisha: Brovina po sillet sikur me qenë pronë private e saj, Kuvendi i Kosovës

Zafir berisha 123Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar deklaratën e kryesueses së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovinës.

Në profilin e tij social “Facebook”, Berisha shkruan se Brovina po sillet sikur Kuvendi i Kosovës me qenë pronë private e saj.

“Merrni me mend, Flora Brovina sillet si me qenë pronë private e saj Kuvendi Kosovës. Imagjinoni “gjyshja” e Kuvendit me pas kompetencë më shumë, as edhe bukë nuk na lenë me ngrën kur dojmw ne. Jo rastësisht një fjal popullore thotë “ për me njohtë njeriun mirë, jepi pushtet”, shkruan Berisha.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka thënë se vetëm ajo mund ta thërras vazhdimin e seancës konstituive e cila mund të mbahet javën e ardhshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit