7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Berisha: Fitoi i pandehuri Muja

ZafirBerisha-prizrenKryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha tha se zhvillimet politike që ndodhën gjatë dy muajve të fundit në Prizren janë një leksion politik për ne dhe qytetarët e Komunës sonë me ç’rast më 1 dhjetor kulmoi, me dështimin e demokracisë në përpjekje për ndryshime siç ndodhi në shumë qytete të Kosovës, ku triumfoi demokracia dhe vendosmëria për ndryshime diku më pak e diku më shumë.

“Prizreni e humbi mundësinë për ndryshime si rezultat i dhunës që ndodhi mbi qytetarët dhe votën demokratike ku me ndihmën e njësive para politike të cilët në vazhdimësi kanë dëmtuar rëndë imazhin e qytetit të Prizrenit dhe me ndihmën “e madhe” të minoriteteve u dëmtua rëndë qyteti i Prizrenit i cili ka qenë frymëzues në reflektimet e tij gjatë historisë me ç’rast më 1 dhjetor “Fitoi” i pandehuri për krim dhe korrupsion si dhe për shkelje ligjore Ramadan Muja, ku u dha një mesazh shumë i dëmshëm edhe para faktorit ndërkombëtar të cilët ishin të interesuar që të triumfoi demokracia edhe në Prizren sikur në shumë qytete tjera”, tha Berisha.

“Për Bashkimin Demokratik dhe votuesit tanë më 1 dhjetorë fitoi krimi dhe korrupsioni dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë të cilat janë fshehur nën ombrellën e PDK-së dhe të koordinuar me stilin e tyre, Prizrenit ja dhanë një hije të keqe për të cilën qytetarët dhe simpatizantët e BD-së bashkë me strukturat duhet të jenë të vendosur në angazhimin tonë për liri dhe demokraci në qytetin e Prizrenit”.

Berisha i falenderon të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe i premtonë se përcaktimi i tij për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë do të jetë objektivi kryesorë.

“Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë dhe i premtojmë se përcaktimi ynë për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë do të jetë objektivi kryesorë dhe për këtë kemi shumë besim se bashkërisht do të angazhohemi pavarësisht sfidave që do të na dalin përpara”, theksoi Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit