13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Berisha: Selimi nuk lejoi takimin e Princit Charles me kryetarin Muja

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, nuk ka pranuar të thotë se Princi Charles, nuk e kishte dashur që ta takonte kreun e Prizrenit, në kohën kur kishte vizituar qytetin për shkak se ai është i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë.

Ka thënë se takimin nuk e kishte lejuar anëtari i partisë prej nga vjen edhe kryetari Muja, Petrit Selimi.

Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se Selimi, zëvendësministër i MPJ-së e ushtrues detyre i ministrit ua kishte dhënë kumtin se protokolli i Princi Charles nuk e kishte paraparë një takim me kryetarin.

“Duhet pyetur zotin Selimi për këtë gjë. Por ai ka thënë se takimi mes Princit dhe kryetarit nuk është paraparë në agjendë”, ka thënë Berisha. “Ai nuk e lejoi takimin, dhe me siguri për këtë nuk ndihet krenar”, ka thënë më tej ai.

Më Shumë

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

Lajmet e Fundit