8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bernard Përlazeri dënohet me dy vjet burgim efektiv edhe në një rast tjetër që lidhet me Hekuran Morinën

Bernard Përlazeri, i cili akuzohej për veprën penale të detyrimit të mbetur në tentativë ndaj tashmë të ndjerit Hekuran Morina, të enjten, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me dy vjet burgim efektiv dhe dy mijë euro gjobë.

Ndërsa, dy të akuzuarit tjerë, Pashk dhe Jozef Përlazeri, të cilët akuzoheshin për të njëjtën vepër penale, janë liruar nga akuza, sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkoheshin.

Aktgjykimin e ka lexuar, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e cila ka thënë se trupi gjykues pas këshillimit dhe votimit ka gjetur fajtor të akuzuarin Bernard Përlazerin, ndërsa dy të akuzuarit tjerë Pashk dhe Jozef Përlazerin i ka liruar nga akuza sepse nuk është provuar.

Ndryshe, ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën Bernard, Pashk dhe Jozef Përlazeri akuzoheshin se më 23 shkurt 2015, ia ka prerë rrugën Hekuran Morinës, të cilit ia kanë prezantuar një letër ku shkruante se kinse babai i tij Beg Morina, ka marrë borxh nga Bernard Përlazeri, shumën e parave prej 70 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Hekuran Morina kishte refuzuar ta besojë një gjë të tillë, duke thënë se shkrimi nuk është i babait të tij, andaj ai fillimisht ishte sulmuar me grushte nga i akuzuari Jozef Përlazeri, ndërsa më pas është sulmuar edhe nga të akuzuarit tjerë, duke e goditur me drunj në tërë trupin.

Në aktakuzë, shkruan se pasi që është rrahur Hekuran Morina, i akuzuari Jozef Përlazeri e ka afruar dorën afër brezit dhe ka thënë “a ta vrasim”, ndërsa i akuzuari Bernard Përlazeri kishte ndërprerë sulmin e mëtutjeshëm dhe i ishte drejtuar Morinës me fjalët “këtij borxhi ki me ju përgjigj dhe në qoftë se i lajmëroni institucionet keni me pagu dhjetë mijë euro për një natë”.

Organi i akuzës pretendon se të akuzuarit, në mënyrë që t’i sjellin vetes përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë përdorur forcën apo kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin që të kryejë veprim në dëm të pasurisë së tij.

Kujtojmë se si rrjedhojë e këtij konflikti, Bernard Përlazeri kishte mbajtur paraburgim për rreth gjashtë muaj dhe dy ditë pasi kishte dalë nga paraburgimi ka ardhur deri në konflikt të armatosur në mes Bernard Përlazeri e dy nipërve të tij të cilët gjenden në arrati dhe vëllezërve Fadil e Hekuran Morinës, ku ka mbetur i vdekur i ndjeri Hekuran Morina.

Për vrasjen e Hekuran Morinës, Bernard Përlazeri është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me 22 vjet burgim efektiv, ndërsa i njëjti po ashtu është dënuar edhe me 20 muaj burgim efektiv në një rast tjetër, ku akuzohej për fajde ndaj Sefedin dhe Ibrahim Kazazit, për të cilat raste vazhdimisht ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit