7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Besian Shala: Nuk isha i kënaqur me punën e Shkodran Kryeziunt

Anëtari i Kryesisë së RDK-së në Prizren Besian Shala tregon arsyen pse kishte vendosur të braktiste PDK-në. Ai thotë se arsye kryesore pse kishte marrë këtë vendim ka qenë kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu.

“Kam qenë i zhgënjyer me Shkodran Kryeziun”, tregon ai.

Shala thotë se paqarësit që ka pasur me Shkodranin tashmë i ka tejkaluar pas një takimi që ka pasur me Kujtim Gashin.

“Këto probleme i kam qartësuar me Kujtimin”,shprehet ai.

Sipas tij, kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu nuk është angazhuar sa duhet për të rinjët.

“Nuk ka punuar sa e meriton rinia e RDK-së”, shprehet Shala.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, kishte pritur dje aderimin e Besian Shalës. Por, pritja e tyre i shkojë huq, pasi që Shala ishte pajtuar që kontributin e tij të japë në RDK.

“Unë nuk i kam premtuar askujt se do të aderojë me ndonjë subjekt tjeter”,tregon ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit