7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bie numri i aksidenteve me fatalitet

Nga janari i këtij viti, që kur ka hy në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, është shënuar rënie e numrit të aksidenteve në trafik. Bajram Krasniqi, zëdhënës për informim në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës, se numri i aksidenteve me fatalitet ka rënë për 22 përqind.

Me zbatimin e gjobave nga ana e policisë së trafikut rrugor, drejtuesit e automjeteve kanë filluar të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave të komunikacionit. Qytetarët ndërkaq, kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj problematike. Disa prej tyre thonë se është dashur më herët që të ndryshohet ky ligj, por ka të atillë që kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, të cilat sipas tyre, janë shumë të larta.

“Kjo nuk është në rregull…p.sh për një sekondë e kalon semaforin të dënon e kjo nuk është në rregull”.

“Nuk di çka me të thanë në këtë rast, njerëzit i kanë rrogat e ulëta e dënimet janë shumë të larta apo marrja i pikëve të patentës, kjo nuk është në rregull”.

“E sa kam pa unë përpara hynin ne të kuqen e tash më pak, se po ruhen. Kjo shumë pozitive është se shumë aksidente kanë ndodhë këtu duke hy neper semaforë në të kuqen. E kështu një e benë një gabim edhe unë jam vozitës vetë qe 35 vite por këtë e shoh si pozitive”,thonë qytetarët.

Vetëm në tre mujorin e parë, qëkur ligji ka filluar së zbatuari, rezultatet janë të dukshme, tha për Radio Kosovën Bajram Krasniqi, zëdhënës në policinë e Kosovës.

“Nëse flasim për këtë tremujor ne kemi në përgjithësi një ulje prej 9 % të aksidenteve në total, por e mira e kësaj është se aksidentet me fatalitet kanë ulje me të dukshme prej 22 %”,tha ai.

Krahasuar në tremujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit po ashtu ka rënie të shqiptimit të tiketave, gjë që tregon se është rritur vetëdijesimi të drejtuesit e veturave, tha Krasniqi

“Vitin e kaluar janar-mars kemi pasur rreth 87 mijë tiketa, kurse në këtë periudhë kemi 82 mijë tiketa. Pra, kemi 2 mijë tiketa më pak”, tha Krasniqi.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane janë nga 20 deri në 900 euro. Ndërsa, në rast se shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 km në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit