21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

BIK uron besimtarët për Bajram (FOTO)

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë për media një ditë para festës së Kurban Bajramit.

Ai në emër të BIK-ut dhe kryetarit Naim Tërrnavës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit duke u lutur për lumturi, shëndet, harmoni e mëshirë mes njerëzve.

Festa e Kurban Bajramit vjen pasi myslimanët kryejnë haxhin dhe therin Kurban, ndërsa kjo festë veçohet edhe me simboliken e flijimit të kurbanit për hir të Allahut.

Dita e parë e Kurban Bajramit është nesër, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit