10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Billusha e Zafirit, akuzon rëndë Kadri Veselin

Bashkëvendësit e Zafir Berishës në Billushë, akuzojnë kryetarin e PDK-së,Kadri Veselin për keqpërdorim të emrit të fshatit të tyre. Ata thonë se Veseli bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajn, nuk kanë qenë në Billushë.

“Selamet tuja për ujë 24 orë që kanë ardhur 5 kilometra larg fshatit na kujtojnë selamet e ,,milicisë së Serbisë në vitin 98/99, të cilët nuk ua mante prapanica me ardhë në Billushën e pamposhtur të komandat Zafës, liderit të pakontestueshëm të pasluftës”, thuhet në reagimin e banorëve të fshatit Billushë,shkruan PrizrenPress.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga kryetari i partisë, Kadri Veseli kanë vizituar dje disa fshatra të rajonit të Vrrinit, si dhe në Dobrushtë e Zhur.

Totaj ka thënë se pret që në rundin e dytë të rritet edhe më shumë vota për PDK-në në Vërri pasi nëse udhëheqësit devijojnë nga rruga këtë nuk do ta bëjnë votuesit.

Ai ka ftuar votuesit e Nismas të kthehen në shtëpinë e vjetër, në PDK dhe kështu ta zhvillojnë Prizrenin së bashku.Në Hoçë të Qytetit dhe Postlisht e Billushë, Totaj ka premtuar investime edhe më shumë e veçmas furnizim me ujë 24 orë në Billushë që në vitin e parë të mandatit të tij.

Banorët e Billushës, ndërkaq thonë se PDK-ja nuk ka ‘konak’ në këtë fshat.

“Ju përfaqësues të krimit të organizuar në Prizren ju mund të mashtroni opinionin se gjoja keni qen në fshatin tonë, por ne ua bëjmë me dije juve dhe Inspektor Shaqës dhe gjithë hajdutëve me siglën e PDK-së, se nuk ka konak për ju dhe askënd që e rrezikon shtetin e Kosovës, i cili është fituar me shumë gjak dhe sakrificë”

“ Ju banda të “Klanit Pronto” që çdo ditë po ia vidhni perspektivën evropiane të qytetarëve të Prizrenit ju rikujtojmë se Billusha dhe Vrrini janë kështjella e pamposhtur e luftës për liri, drejtësi e solidaritet e komandat Zafës dhe për këtë keni me u bindë me 19 nëntor”, thuhet në reagimin e fshatit Billushë.

“Shtëpia jonë është partia ku është Zafir Berisha dhe çdo klithmë e juaja është e kotë”.

Banorët e këtij fshati kanë ftuar Zafir Berishën, në një takim mobilizues për 19 nëntor.

Takimi në fshatin Billushë(Kushtrim), mbahet në ora 18:00 dhe në fshatin Poslisht në ora 19:00.

Ky takim është konfirmuar edhe nga Zafir Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit