2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Blloku dhe pakicat mblodhën 83 nënshkrime

Kuvendi i Kosoves 7Sipas portalit “Kosova Info” Blloku opozitar VLAN dhe partitë parlamentare nga radhët e pakicave, kanë mbledhur hiq më pak se 83 nënshkrime, përmes së cilave do të kërkojnë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, që atyre t’ju njihet e drejta e kandidimit për kryetar të Kuvendit, në bazë të nenit 127 të Gjykatës Kushtetuese. Në të kundërtën, nëse presidentja ka paqartësi, atëherë ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për qartësim shtesë.

Në anën tjetër, i nominuari për kryeministër nga Blloku VLAN, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm të Bllokut, ka deklaruar se në seancën e 2 tetorit duhet të ketë debat pasi që kjo, sipas tij, do ta binte vendin në një zgjidhje.

“I zgjedhur është ai që merr shumicën, edhe pse PDK-ja, ka të drejtën e propozimit. Me rëndësi është që nuk ka zgjedhje. Nga debati jam i bindur se do të dilet nga zgjidhja. Andaj, plan në Kosovë ka vetëm shumica parlamentare, as nuk ka zarfe”, ka thënë ai.

Edhe Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri, pas takimit të Bllokut VLAN. /Kosova Info/

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit