10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Blloku javën që vjen me vendim final

blloku opozitarKatër liderët e Bllokut (LAN), Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe Albin Kurti , pritet që në fillim të javës së vjen të vendosin përfundimisht rreth veprimeve të ardhshme për tejkalimin e situatës politike pas refuzimit të kërkesës nga presidentja Atifete Jahjaga për mos ta dërguar për sqarim pikën 127 në Gjykatën Kushtetuese.

Zyrtarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se në fillim të javës që vjen jo vetëm tre liderët e Bllokut (LAN), të cilët kanë qenë nënshkruesit të kërkesës që tashmë është refuzuar nga Jahjaga rreth pikës 127, por pjesë e takimit dhe vendimit do të jetë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pavarësisht se kishte refuzuar që të jetë pjesë e kërkesës. Avni Arifi i AAK-së tha se katër liderët e Bllokut do të marrin një vendim rreth hapave të mëtutjeshëm ,derisa për momentin nuk dihet nëse vet blloku LAN do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Enver Hasanit.

Megjithatë, pas refuzimit të kërkesës nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga asnjë reagim nuk ka ardhur nga partitë e Bllokut ( LAN), përderisa një takim i përbashkët i liderëve politik të cilin e ka kërkuar edhe vet e para shtetit shihet vendi ku mund të gjendet zgjidhja për tejkalimin e situatës.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit