11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Blloku luan me kartën e fundit

VLAN14-25Sqarimi i nenit 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit, mund të jetë vendimtar për fatin e rishikimit të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes.

Blloku i këtyre partive, ka shfrytëzuar një kartë rezervë, duke i inkurajuar minoritetet që të kërkojnë, qoftë vet apo përmes presidentes sqarime rreth nenit 127 të aktgjykimit të Kushtetueses.

Ky nen, kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për kryetarin e Kuvendit.

Në këtë nen, blloku po shpreson se e ka fituar të drejtën që krahas PDK-së, e cila nuk po gjen mbështetje në Kuvend për kandidatin e saj, të propozojë si bllok kandidatin Isa Mustafa për postin e kryetarit të Kuvendit.

Por, meqë më 17 korrik, ky bllok kishte dështuar, pasi që Kushtetuesja e kishte shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Mustafës, tani po kërkon që në rastin e dytë ta ketë paraprakisht interpretimin final të Gjykatës Kushtetuese.

Në LDK, burime shumë të larta në poste në këtë parti, kanë thënë për Tribuna se Isa Mustafa nuk do të hyjë më në garën e zgjedhjes për kryetar Kuvendi, pa një aktgjykim të qartë të Kushtetueses. /Tribuna/

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit