13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Burdushi flet pas aktakuzës: E di kush e ngriti dhe si do të përfundojë

Fallxhori Hysni Peqani i njohur si “Burdushi” vazhdon të pretendojë për fuqitë e tij të pazakonta. Kësaj radhe ai ka folur për një rast të tij e që më herët nuk ka mundur të bëjë asgjë.

Ai thotë se e di si kush u bë shkaktar për ngritjen e aktakuzës së tij, por thotë se e di edhe si do të përfundojë. I pyetur nga Gazeta Online Insajderi nëse ai arrin edhe ta rrëzojë aktakuzën e Prokurorisë, këtu ai ndalet. Pranon se nuk ka fuqi të tilla.

“S’kam çka bërë vetëm se ta flas atë çka është e drejtë dhe padrejtë. Normal e flas drejtësinë për çdo gjë”, thotë Burdushi kur është pyetur nëse ka fuqi për ta rrëzuar aktakuzën e Prokurorisë.

Megjithatë ai insiston se i di të gjitha për rastin e tij. Thotë se tema për të do të konsumohet, por thotë se pa fakte nuk mund të i bëjnë asgjë.

“Krejt i di unë dhe shumë shpejtë do të konsumohet edhe kjo punë. Nuk di se a ka me dal i pafajshëm, por pa fakte nuk munden me bë asgjë. S’kanë fakte asgjë për këto gjëra. Ti tash mundesh mu këqyr dhe me bë shpifje, por kur nuk ki fakte nuk mundet me u bë asgjë”, ka deklaruar Burdushi.

Ndonëse, Burdushi ngatërron xhihadistët me hoxhallarët ai thotë se e di kush u bë shkaktarë për aktakuzën e tij. Ai fajëson një hoxhë nga Peja, por nuk përmend emra.

“Kjo është gjë e shpikur nga hoxhallarët që ua kanë mbushur mendjen për denoncim vetëm për ma prishur imazhin. Ato çfarë thuhet janë shpifje asgjë më shumë”, ka deklaruar Burdushi.

Ai ka treguar edhe rastin për të cilin është ngritur aktakuza.

“Është një rast i vitit 2014 që e ka pru gruan e vetë ishte në gjendje psikike e sëmurë mendërisht dhe unë ia zbulojë shpirtin që ia mundon dhe ajo kishte xhelozi në burrë të vetin gjoja për re të veten dhe çka po di unë. Pas dy muajve gjoja e ka hetu diçka përsëri dhe e ka kuptuar burri i vetë dhe është shkuar te një hoxhë në Pejë e ai i ka thënë ‘shko denonco në polici se unë të kryej punën’, janë mundu shpesh xhihadistët, njerëzit hoxhallarët me ma prish imazhin”.

“Qe 20 vjet mundohen me ma humb ju e dini këtë luftën me xhihadin dhe islamin, sepse kam qenë njeri që vinë nga të gjitha komunitetet dhe njeri që punon drejtë dhe që punoj me fakte, kam video-incizimet hyrje dhe dalje”, ka deklaruar Burdushi për Insajderin.

“Burdushi”, mund të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet, nese vërtetohet se ka kryer veprën penale – mashtrim, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Burdushi” sipas aktakuzës, ka mashtruar një person që vuante nga depresioni, se do ta shëroj nëse kjo i kompensohet në shumën prej 2 mijë eurove. Anëtarët e personit që vuante nga depresioni sipas prokurorisë kanë paguar këtë shumë të parave por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit