16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Cak i Speciales, secili pjesëtar i UÇK-së

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e këtë javë edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale. Përpos tyre, dje ftesë mori edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Kësisoj vlerësohet se cak i radhës i Speciales mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan sot Gazeta “Zeri”.
OVL-ja e UÇK-së vazhdon ta cilësojë Gjykatën Speciale si gjykatë njëetnike, të padrejtë dhe raciste.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, për “Zërin” ka thënë se ishte gabim trashanik i deputetëve kosovarë që e votuan këtë gjykatë. “OVL-ja e UÇK-së është deklaruar tashmë se është kundër kësaj gjykate njëetnike e raciste, e cila ka qëllim denigrues të luftës çlirimtare duke u munduar ta barazojë viktimën me agresorin. E dyta, vetë gabimi i deputetëve që e kanë pranuar këtë gjykatë i ka dhënë shenjë asaj që me dëshmi serbe të ngrihet dhe tash cak i saj do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së dhe absurdja është që po thirren edhe njerëz që nuk kanë qenë as pjesëtarë”, ka thënë ai, shkruan tutje “Zeri”.

Haradinaj vlerëson se Prokuroria Speciale nuk posedon fakte të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave, meqë po fton për intervistim edhe persona që nuk ishin fare pjesë e UÇK-së. “Thirrja e këtyre njerëzve po dëshmon se ata nuk kanë fakte të bëjnë diçka dhe thirrjet e tyre ndaj këtyre personave nuk nënkuptojnë që ata janë fajtorë, por ky është një imazh i keq që po jepet në botë për UÇK-në”, ka potencuar Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ftesat po vazhdojnë të shtohet, teksa në bazë të burimeve të OVL-së edhe arrestimet e para do të ndodhin shumë shpejt.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte kundër formimit të kësaj gjykate qysh nga fillimi, thonë se votimi për formimin e kësaj gjykate ishte gabimi më i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Rexhep Selimi, nga kjo parti, i cili ishte komandant i UÇK-së, i ka thënë “Zërit” se dita-ditës po vërtetohet qëndrimi i Vetëvendosjes kundrejt kësaj Gjykate. “Përditë po vërtetohet që formimi i kësaj Gjykate dhe votimi nga ana e Kuvendit të Kosovës ka qenë gabim nga i cili është vënë në dyshim lufta e drejtë e UÇK-së”, ka deklaruar Selimi./ZERI

Më Shumë

MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore...

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit