16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Caktohet seanca për ekstradimin e gylenistit të arrestuar në Prizren

Ugur Toksoy, i kërkuari nga autoritetet turke nën dyshimin se ka lidhje me grushtin e shtetit të vitit të kaluar në Turqi, të enjten do të kuptojë nëse do të ekstradohet ose jo nga autoritetet e Kosovës drejt vendit të tij.
Kjo pasi që të enjten është paraparë që në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mbahet seanca ku do të trajtohet kërkesa për ekstradim.

Lajmin për mbajtjen e seancës e konfirmoi për kallxo.com, avokati i Toksoyit, Adem Vokshi.

Toksoy ishte arrestuar në Prizren në fund të muajit tetor, me anë të një urdhërarresti të shtetit turk, vetëm se supozohet të jetë përkrahës i klerikut Fetullah Gylen, kundërshtar i presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Por, ai ishte liruar nga paraburgimi pasi kishte dhënë si dorëzani shumën prej 5 mijë eurosh.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/caktohet-seancaper-ekstradimin-e-gylenistit-te-arrestuar-ne-prizren-473173/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit