21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Cena u mor në pyetje më shumë për vrasjet e shqiptarëve sesa të serbëve

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahudin Cena, ditë më parë është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit t? Specializuar t? Kosov?s, në Prishtinë.

Avokati i tij, Mahmut Halimi, ka treguar të mërkurën, në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se klienti i tij konsiderohet i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj tij, ky institucion i drejtësisë ka kërkuar të japë informacione, ka bërë të ditur Halimi.

“Ato përpunohen, nëse ka elemente fillon ajo faza e hetimit intensiv, në cilësinë e të pandehurit”, ka sqaruar avokati i Cenës.

Rastet për të cilat janë kërkuar informacione nga Cena, sipas avokatit të tij, përfshijnë më shumë viktima shqiptare, sesa serbe, gjatë luftës.

“Ka viktima, mund të them 10 fish apo 20 fish ka më shumë viktima shqiptare, sesa serbe”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka thënë se klienti i tij “është pyetur në mënyrë të përgjithshme, për zhvillimet që kanë ndodhur”.

“Z. Cena ka treguar se ka varrosur me duar të veta mbi 1270, ose rreth 1300 viktima”, ka shtuar Halimi.

“Në mesin e tyre ka pasur edhe serbë. Nuk i ka zgjedhur në mënyrë selektive. Ka pasur respekt për të gjithë”, ka thënë avokati. /Express/

Më Shumë

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Lajmet e Fundit