10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Çoçaj i PDK-së: Komandant Drini është figurë e respektuar për Thaçin dhe Veselin

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka replikuar me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millaku për akuzat e saj se Ekrem Rexha – Komandant Drini  Komandant Drini është vrarë me dijenin e presidentit aktual Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Madje Çoçaj i ka thënë Millaku se vjehrri i saj – Sylë Millaku, ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së, njofton Klan Kosova.

“Drini është komandat i respektuar nga Thaçi, Veseli dhe të gjithë”, ka thënë Çoçaj.

“Nëse Drita ka fakte, është mirë t’i ndihmojë edhe Syla dhe t’i ofrojë ato”, ka shtuar ai.

Më pas është kundërpërgjigjur Millaku që ka mohuar se vjehrri i saj ka qenë pjesë e UDB-së.

“Paska informacione të rrejshme sepse vjehrri im nuk ka punuar asnjëherë në UDB. Këta janë këlysh të ShIK-ut dhe nvelit më të ulët. Këta janë të parët që kanë uzurpuar”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit