7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Deda: Nuk do t’ia bëjmë kuorumin PDK-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit

IlirDeda-KIPREDDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka thënë se partia e tij nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit në seancën konstituive për t’i bërë kuorumin PDK-së, që ta zgjedh kryeparlamentarin.

Deda në debati televiziv në Argument Plus në RTV 21, tha se Flora Brovina duhet të thërrasë seancën, ndërsa për Vetëvendosjen thotë se duhet të bëjnë një marrëveshje me LDK-AAK-Nisma-n, para seancës së ardhshme, për t’ua dhënë votat.

“Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, në qoftë se do të kemi autoritet në bllokun LDK-AAK-Nisma duhet të firmoset kjo para seancës. Ka një hap përpara e LDK-së AAK-së dhe Nisma-s dhe ne besojmë se shumë shpejtë do të arrijë kjo marrëveshje”.

“Ne nuk do t’i japim kuorum PDK-së që ta votojë kryetarin e parlamentit. Ata nuk e kanë shumicën dhe duhet të jenë opozitë. Kështu zgjidhet kjo stërzgjatje e një lloj krize politike”.

“Ne në shtator hyjmë në kaos institucional, me institucione jofunksionale gjithandej nëpër vend. Kush po e stimulon dhe po e dëshiron këtë kaos që me çdo mundësi të jetë në pushtet, është PDK-ja”, tha Deda.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama, pati kritika për PDK-në. Ajo tha se qeveria e tanishme në detyrë po i shfrytëzon kohët e fundit për t’i mbushur institucionet me punëtorë të rinj.

“PDK në ndërvetëdije e ka pranuar humbjen. Fakti që po i mbushni institucionet me punëtorë të rinj, e vërteton kjo. Në secilën ministri ju keni stërmbushur me punëtorë të rinj”.

Vendimin i Gjykatës Kushtetuese, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e quajti si ndërhyrje në punën e deputetëve të Kosovës, ndërsa edhe ajo u shpreh kundër qeverisë Thaçi 3.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga dy pushtet e mëdha. Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e deputetëve të Kosovës.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet që të mos ndodhë Thaçi 3 në Kosovë.

Në anën tjetër, këshilltari politik i kryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, u përball me akuzat e përfaqësuesve partiak ku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’ka të bëjë më asnjë kapje institucioni apo partie.

“Nuk kemi të bëjmë aspak me kapje të asnjë institucioni dhe asnjë partie politike. Edhe nëse konstatohet një bllokim i institucionet atëherë e gjejmë një rrugëdalje tjetër, zgjedhjet e reja. Mirëpo, ne nuk jemi ata që po dëshirojmë zgjedhje të reja”.

“Më e rëndësishme se krejt kjo është ajo që ka ndodhur më 8 qershor. PDK nuk është pakicë, është partia më e madhe e dalë nga 8 qershori”.

“PDK është e para që do të formojë qeverinë, dhe mos të paragjykojmë a do të formohet ajo qeveri apo jo”, tha Arifaj.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit