16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Deklarata Kushtetuese mbush 25 vjet

Më 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan publikisht, para Kuvendit të Kosovës, Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky ishte një akt historik që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Miratimi i kësaj deklarate paraqet padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

Me rastin e 25-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, sot në Akademinë e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të mbajë një Akademi solemne.

Në manifestimin, që do ta hapë kryetari i ASHAK-së Hivzi Islami, do të marrë pjesë edhe një delegacion i delegatëve të Kuvendit të Kosovës – Legjislatura dhjetor 1989 – maj 1992, ndërsa fjalë rasti do të mbajë kryetari i Kuvendit të atëhershëm, Ilaz Ramajli.

Përveç intonimit të himneve, do të bëhet edhe shfaqja e materialeve arkivale të 2 Korrikut 1990, si dhe leximi i teksteve arkivale të asaj date.

Akademia solemne në ASHAK fillon në orën 12:00.

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit