7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të pyllit në Malishevë

I akuzuari për vjedhje pylli, Mirush Gegaj është deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

I akuzuari Gegaj nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën që i vihet në barrë, duke deklaruar se nuk pajtohet lidhur me sasinë e drunjëve të prerë, e cekur në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit, Lulzim Paqarizi e njoftoi të akuzuarin se mund të paraqesë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, para shqyrtimi të dytë i cili u caktua të mbahet më 11 dhjetor 2018, në ora 14:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 mars 2017, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Mirush Gegaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 22 nëntor 2016, rreth orës 14:30, në pyllin publik, Rajoni Ekonomik Pyjor “Bjeshka”, në vendin e quajtur “Te Curjeli”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, i akuzuari ka prerë 88 copë dru të llojit “Ahu”, me vëllim të përgjithshëm 2.64 metra kub.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari dhe Zhvillim Rural-Njësia Pyjore në Malishevë, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 504.90 euro. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit