16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Deklarohet i pafajshëm serbi i akuzuar për krime lufte në Krushë të Vogël

Darko Tasiq, i cili akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile të fshatit Krushë e Vogël, të hënën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e ka pranuar fajësinë.

Prokurori ndërkombëtar, Drew Engel, ka lexuar aktakuzën me të cilën i akuzuari Tasiq akuzohet se gjatë periudhës 15 – 27 mars 1999, duke vepruar si pjesëtar rezervë i forcave policore serbe dhe atyre para ushtarake, ka djegur shtëpitë dhe u ka marrë pasuritë fshatarëve nga fshati Krushë e Vogël, ndërsa më pas ka kryer edhe përdhosje të kufomave duke i djegur.

Pas leximit të akuzës nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës (PSRK), i akuzuari Darko Tasiq, pas konsultimit me avokatin e tij, Dejan Vasiq, ka deklaruar se ndihet i pafajshëm nga akuzat që i ngarkohen.

Pas deklarimit të të akuzuarit, kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka shpallur të përfunduar shqyrtimin fillestar në këtë rast penal, ndërsa shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 14 qershor 2018, në ora 13:30.

Sejrani i ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij me të drejtën e tyre që të paraqesin kundërshtimet e tyre sa i përket provave që përmban aktakuza dhe se kanë të drejtë të kërkojnë hedhjen e aktakuzës në tërësi.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së PSRK-së, me të cilën i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të komunës së Rahovecit.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit