6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Deklarohet Remi, i intervistuari i parë i Speciales

Deklarohet Remi, i intervistuari i parë i Speciales
Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandanti i UÇK-së, që para pak ditësh u kuptua se do të jetë i intervistuari i parë i Gjykatës Speciale, sot ka shkruar në profilin e tij në Facebook, prej ku është shprehur se eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë pa ndërhyrje:

UÇK ka përfunduar detyrën në 1999

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë, tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës.

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, hetimet mbi kohën e lavdisë do të përfundojnë shpejt dhe mirë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale. Të tilla “shoqëri” kriminale duhet të hetohen dhe të ndalohen.

Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.

Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë. Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari.

– lmplementimi i ligjit

– Lufta kundër korrupsionit

-Gjykata Speciale

-Liberalizimi i vizave

-Armata

-Qasja për ekonomi zhvillimore

Këto prioritete, nuk duhet kushtëzuar mes vete.

Ecja drejtë shtetit të suksesshëm, do të bëhet, ata që i takojnë kohëve të lavdisë skan pse të shqetësohen për kohët e arta.

Ne duhet të bëjmë punë që na takojnë!

Image

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit