11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Delegatët e Dragashit shkojnë në vizitë studimore, Vetëvendosje: E shtymë por nuk arritëm ta anulojmë aktivitetin

Një pjesë e delegatëve nga Komuna e Dragashit megjithatë po vizitën studimore në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Me gjithë shtyrjen e përkohshme Komuna e Dragashit njofton se tashmë delegatët po vijojnë vizitën studimore.
Operatori Ekonomik “ERZA” ka nënshkruar kontratë për të siguruar udhëtimin dhe akomodimin në hotel të delegatëve për datat 5,6,7 dhe 8 tetor.

Çmimi i kontratës do të jetë 5,339 euro, përcjell OpojaSot.

Për këtë vizitë ka reaguar përsëri Lëvizja Vetëvendosje në Dragash, e cila shpreh keqardhje pasi nuk arriti ta ndalë por vetëm të shtyjë këtë vizitë.

Reagimi i plotë i vetëvendosjes në Dragash
Këto ditë, një pjesë e anëtarëve të kuvendit komunal, janë në një “vizitë studimore” të paralajmëruar nga ana jonë më herët.

Qytetarët e Sharrit, në masën më të madhe votuan figura të reja politike duke e ndëshkuar konjukturën e vjeter politike në komunën tonë. Përbërja e kuvendit komunal ka shumë anëtarë të rinjë, por të njëjtët po vazhdojnë të bëhen pjesë e keqpërdorimeve të taksave qytetare për kinse vizita studimore.

“Vizitat Studimore” për anëtarët e kuvendit komunal janë një mashtrim që po ju bëhet qytetarëve të komunës tonë.

Fotot e anëtarëve të kuvendit komunal të plasuara në rrjetet e tyre sociale i vertetojnë pretendimet tona. Vizitat e tyre pa portokoll nëpër vende turistike e me para të popullit, janë të papranueshme për ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!

Kemi bërë përpjeke dhe angazhim konkret që ta parandalojmë një aktivitet të tillë, por kemi arriturr vetëm ta shtyejmë një aktivitet të tillë për një kohë, pa mundur ta anulojm në tërësi.

Mbetemi të përkushtuar që fenomene të tilla t’i luftojmë, por forca jonë politike e marrë në zgjedhjet e fundit lokale është e pamjaftueshme për ta ndal PDK-LDK (përjashtim bëjnë disa anëtar të këtyre subjekteve qe nuk janë bërë pjesë e këtyre ekspeditave në dem të qytetarëve të varfur).

Prandaj, të dashur qytetarë, mbështetja e juaj për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është e domosdoshme, rrjedhimisht kjo mbështetje do të thotë ;

– Jo keqpërdorimeve të taksave tuaja!
– Drejtësi e barazi sociale për të gjithë!
– Jo nepotizëm por meritokraci!
– Jo qeverisje autoritare por bashkëqeverisje me qytetarët, që nënkupton plotësim të nevojave të tyre kolektive, jo të nevojave individuale të individëve të caktuar!

“T’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve” është qëllimi jonë.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit