16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Demaçi: Liderët e kanë tepruar, do t’ia hanë kokën njëri-tjetrit

Demaci11-21Adem Demaçi thotë se është bërë tepër me zvarritjen e krijimit të institucioneve, që do të buronin nga zgjedhjet e qershorit, ndërkohë që partitë politike vazhdojnë ta lënë vendin në bllokadë tash e katër muaj.

Tentimi i dytë i Presidentes Atifete Jahjaha, për të dalë nga ngërçi politik, me takimet e liderëve, ka dështuar edhe të mërkurën, për shkak të këmbënguljes në qëndrimet e tyre për Kryeparlamentarin, nga PDK dhe Blloku.

Seanca e paraparë për të enjten, ndërkaq, është shtyrë për shkak të mungesës së një konsensusi.

Në një prononcim për Politiko.net, Demaçi vlerëson se lakmia për pushtet ka shtyrë që secila palë ta shikojë interesin e vet.

“Për t’u tepruar, është tepruar. Mirëpo, po duket se pushteti është më i ëmbël sesa interesi i Kombit dhe i Atdheut. E kanë harruar interesin e Kombit dhe Atdheut. Çdo palë po shikon për të mbërritur aty ku ata e kanë menduar”.

“Njëra palë juridikisht ka të drejtë, por nuk i ka numrat. Tjetra i ka numrat, por juridikisht ka probleme. Kështu që, ra edhe bota në telashe me ne, edhe ne me veten”.

“Nuk di çka të them për këta vëllezërit e mi të luftës”.

“Ju kam thënë edhe më herët, do të vijë koha kur do ta hani kokën e njëri-tjetrit, por nuk më kanë dëgjuar dhe kanë shkuar gjithkush në të veten”.

Demaçi ka thënë se situata e krijuar nuk mund të shkojë deri në pakufi. Duke folur për Politiko.net, ai është shprehur se institucionet janë ndalur dhe nuk po funksionojnë si duhet.

“Kjo nuk mund të shkojë deri në pakufi. Duhet të mendohet edhe për interesin e Kombit. Institucionet janë ndalur, nuk po mund të funksionojnë si duhet. Edhe kur ishin të gjithë njerëzit të vendosur nëpër institucione, kishte probleme, e lëre më tash që nuk kemi institucione të krijuara”.

“Në vend që të ketë përpjekje që të gjendet cilësia, në mes këtyre partive, tash po mundohen të krijojnë pushtet secili për vete”.

“Mua më vjen keq. Po flasin disa për imazh. Imazh ne nuk kemi pasur kurrë”.

“Kemi problem me kulturë, me bujqësi, ekonomi… Të gjitha punët që i përfshinë shteti, na kanë mbetur në gjysmë të rrugës”.

“Sikur të ndaleshin një herë, këta vëllezërit e mi dhe motrat e mia, ta vendosin gishtin në kokë dhe të mendonin: Athua për këtë punë na kanë zgjedhur ata votues, apo na kanë zgjedhur për t’u shtyrë njëri me tjetrin, vetëm t’u jepet njëfarë statusi në dorë dhe të thonë se tash mund të bëjnë çfarë të duan”, ka deklaruar Demaçi për Politiko.net.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit