8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dëme të shumta materiale nga shiu i rrëmbyeshëm në Prizren

Shi ne prizren2Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në Prizren të premten në orët e pasdites ka bërë që uji të depërtojë në një numër të shtëpive e bizneseve në lagje të ndryshme të qytetit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se niveli i lartë i të reshurave ka shkaktuar dëme materiale në rezidenca e lokale biznesi dhe se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësve kanë dalë në terren për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, pas raportimeve të këtyre të fundit.

“Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në terren pas thirrjeve që kemi pranuar nga qytetarët. Ata po punojnë në sanimin e gjendjes, respektivisht largimin e ujit që ka depërtuar në podrume. Deri më tani ndihma është kërkuar nga në 5 lagje të ndryshme të qytetit”, ka thënë për Kohën Ditore, drejtori i Emergjencës dhe Shpëtimit në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq.

Sipas tij në bazë të konstatimeve fillestare shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në orenditë shtëpiake.

Shi ne prizren1“Sasia e madhe e të reshurave ka bërë që kanalet e ujërave sipërfaqësore të bllokohen dhe kësisoj uji ka depërtuar në shtëpitë në disa lagje të qytetit. Situata më problematike është raportuar të jetë në lagjen Tusuz”, ka deklaruar Ejupagiq.

Ai ka shtuar se aktualisht po punohet në sanimin e gjendjes dhe se më pastaj ekipet përkatëse do të përgatisin raportin mbi dëmet e shkaktuara.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit