11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Demokracia në Veprim krijon strategjinë për monitorimin e zgjedhjeve

ismet kryeziuDrejtori i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka takuar premten gazetarët e Prizrenit. Ai ka bashkëbiseduar me gazetarët për avancimin e aktivitetit monitorues me qëllim të minimizimit sa më të madh të problemeve gjatë zgjedhjeve.

Kryeziu tha se Demokracia në Veprim ka krijuar strategjinë e monitorimit të zgjedhjeve. Sipas tij, përgjegjësinë për monitorimin në Rajonin e Prizrenit e ka marr organizata ATA, ndërsa këtë vit Demokracia në Veprim aktivitetin e monitorimit do të filloi 2 muaj më heret se herëve tjera.

“Që bashkëpunimi me mediat të jetë më i ngushtë, Demokracia në Veprim do t’i ndihmojë gazetarët sidomos në vlerësimin e shpenzimeve të fushatës së partive politike”, tha Kryeziu/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit