11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Dëmtuesi i shenjave të Inspektoratit, Hekuran Morina, rrezikon të dënohet me tre vjet burg

Gjykata themelore ne prizrenDy ditë më parë Hekuran Morina u arrestua nën dyshimin për heqjen e shenjave zyrtare të vendosura në lokalin e tij nga zyrtarët e autorizuar. Morinës iu caktua masa e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë në orën dhjetë gjatë një muaji.

“Hekuran Morina nga Prizreni më 18.10.2014 rreth orës 20:00 në Lagjen ‘Arbana’, në Hotelin ‘Vila Relaks’, ka hequr apo dëmtuar vulën zyrtare ose shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar, me qëllim të sigurimit të objektit ose të lokaleve”, thuhet në aktakuzë.

Aty shpjegohet se Morina dëmtoi këto vula me qëllim të hapjes së lokalit të cilin inspektorët komunalë ia kishin mbyllur.

“Edhe pse më 25.09.2014 nga Drejtoria e Inspektorateve të KK Prizren i është mbyllur lokali, prapë të njëjtin e ka hapur’’, vijon aktakuza.

Veprën për të cilën dyshohet Morina, Kodi Penal i Kosovës e dënon me gjobë, ose me burgim deri në 3 vjet burg.

Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Veprën penale e ka përsëritur për herë të tretë, pra është recidivist i veprës së njëjtë penale. Edhe përkundër faktit që ka qenë i njoftuar nga organet përkatëse për pasojat që mund t’i ketë nëse e hap lokalin i cili ka qenë i mbyllur, ai sërish e ka ndërmarrë një veprim të tillë”, tha prokurorja e rastit.

Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Adem Jetishi, e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë që ndaj klientit të tij të shqiptohet masa e paraburgimit.

“Klienti im është famijar, ushtron veprimtarinë e biznesit dhe nuk ekziston rreziku i ikjes tek ai, ndërsa sa i përket faktit se është recidivist, ai këtë vepër e ka kryer për herë të parë, mirëpo nga policia shpejtazi është intervistuar tri herë, këtu ekziston keqkuptimi’’, tha avokati Adem Jetishi.

Edhe vetë i pandehuri u pajtua plotësisht me thëniet e mbrojtësit.

Gjykata në fund vendosi që ndaj të pandehurit Hekuran Morina, të mos caktohet masa e paraburgimit, mirëpo atij i caktoi masën e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë nga ora 10:00. Kjo masë iu shqiptua në kohëzgjatje prej një muaji.

Para se t’i caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor, Morina u mbajt nën arrest prej 48 orësh.

Ndërsa sa i përket veprës penale të kryer, gjykata do të caktojë seancat gjyqësore ditëve në vijim./kallxo.com/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Lajmet e Fundit