9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dënohet me gjashtë muaj burg hajni nga Prizreni

Gjykata Themelore e Prizrenit ia shqiptoi dënimin prej gjashtë muajve burgim efektiv të akuzuarit B.Shala nga Prizreni, pasi u shpall fajtor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“I akuzuari me datën 12.09.2007, rrethë orës 07-09 në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete ia merr pasurinë e luajtshëm tjetrit, duke hequr pengesat depërton në tavanin e garazhës të shtëpisë së të dëmtuarës F.M. nga ku edhe merr një fleks të markës “Iskra”, një fleks për ploirim të veturës si dhe një turjelë në formë pishtole”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit