9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Deputeti i PDK’së tregon fjalët që ia tha deputeti i mllefosur i VV’së

Fjalimi i Ministres së Integrimeve Evropiane në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka qenë shkaktar për ngritjen e tensioneve mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Nga pamjet e xhiruara nga kamerat shihet se këto tensione ishin ngritur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, ku edhe të dy deputetët i vërsulën njëri tjetrit.

Por deputeti tjetër i Vetëvendosjes Xhelal Sveçla është parë mjaftë i mllefosur, teksa pamjet tregojnë se mllefin e tij e ka pasur me Nezir Çoçajn e PDK-së. Ky i fundit pranon se ka pasur një situatë të tensionuar teksa mohon ta ketë ofenduar apo të ketë pasur ndonjë kontakt fizik me tendencë lëndimi.

Çoçaj ka thënë për Insajderin se Sveçla ka qenë i nervozuar teksa i është drejtuar me fjalët “na nuk të tutmi ty”.

“Na nuk të tutmi ty, na nuk të tutmi ty, kanë qenë fjalët e tij që nuk e di për çfarë arsyeje më ka thënë mua”, ka thënë ai.

I pyetur Çoçaj nëse ka pasur ofendime në gjithë këtë situatë të tensionuar në kuvend, ai ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundës.

“Jo nuk ka pas ofendime, prekje ka pas për shkak se ne kemi tentuar mos me lanë me ndodhë diçka më shumë dhe kemi dashur t’i largojmë nga Shefi i Grupit Parlamentar tonë”, ka thënë Çoçaj.

Në interpelancën e sotme lidhur për vdekjen e Astrit Deharit, situata është tensionuar gjatë fjalimit të Ministres për Integrime Evropiane Dhurata Hoxha, e cila ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për lidhje pro ruse, duke thënë se ka për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Deputetët e VV-së kanë penguar fjalimin e saj teksa ka ngjallur reagim dhe nervozëm tek Memli Krasniqi dhe Liburn Aliu ku më pas të gjithë deputetët janë ngritur nga ulëset për të parandaluar një përleshje fizike të mundshme./Insajderi.com

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit