8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dështimi i Speciales e çon vendin në zgjedhje

Një dështim i sërishëm i Kuvendit për ta miratuar themelimin e Gjykatës Speciale do të mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Megjithëse besohet se koalicioni qeverisës PDK – LDK i ka siguruar votat e nevojshme për miratimin e amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike vlerësojnë se dështimi i sërishëm i Kuvendit për ta miratuar amendamentin 24 të Kushtetutës do të kishte pasoja të shumta për vendin.

Ndërsa, analistët politikë në vend kanë vlerësuar se dështimi për themelimin e Speciales do ta dërgonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se sipas analizës që është bërë në Grupin Parlamentar të PDK-së është arritur konkluzioni që do të ketë vota të mjaftueshme për t’u miratuar ky amendament dhe për t’u themeluar Gjykata Speciale.

Në të kundërtën, sipas tij, refuzimi do të shkaktonte pasoja në shumë fusha, ndonëse nuk beson që vendi do të shkonte në zgjedhje të reja. /Zëri/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit