10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dështon seanca e sotme, demarkacioni të mërkurën sërish në Kuvend

Pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit është shtyrë seanca për demarkacionin për të mërkurën në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi nga deputetët të jenë të mërkurën në Kuvend dhe t’i anulojnë të gjitha vizitat jashtë vendt.

Seanca u la për të mërkurën pasi të hënën Haradinaj do të jetë për vizitë në Londër.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.

“A qaq po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft”, tha Haradinaj.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.

Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje. E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit