10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj kryetarit të Malishevës

Me kërkesë të mbrojtjes, është shtyrë shqyrtimi fillestar në rastin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Me anë të një parashtrese, Ragip Begaj, e kishte lajmëruar gjykatën se gjendet në udhëtim jashtë vendit, dhe nuk ka mundësi që të jetë prezentë në këtë shqyrtim, duke kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër.

Gjykatësi i rastit, Gëzim Pozhegu, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se pasi që të pyeten për datat e lira që i kanë prokurori dhe mbrojtësi i të akuzuarit, do të caktohet seanca e radhës në këtë rast.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 29 dhjetor 2017, e të cilën e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ragip Begaj, akuzohet se duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar, atë të kryetarit të Komunës së Malishevës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Shërbyesit Civil, me qëllim të përfitimit të personit tjetër, duke e dëmtuar buxhetin e komunës, ka angazhuar Labinot Mazrekun, në  cilësinë e menaxherit të prokurimit në kuadër të Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe me të njëjtin më 7 shkurt 2014, ka lidhur kontratë mbi vepër në kohëzgjatje prej 5 muajsh dhe më pas e ka vazhduar edhe për dy muaj, edhe pse më parë komuna e kishte punësuar menaxherin për prokurim dhe zyrtar të licencuar, të cilët posedonin certifikata të prokurimit dhe mund t’i kryenin ato detyra.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Begaj, edhe pse ka kuptuar se në zyrën e menaxherit të prokurimit, Haxhi Krasniqit, ka pas keqpërdorime, respektivisht ka humbur dosja e operatorit ekonomik “SHPK Albakos & NNSH Korben”, Pejë-Gjakovë, i cili operator kishte parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si palë e pakënaqur dhe ankesa i ishte aprovuar nga ky organ, sipas vendimit PSH.Nr.234/14 të Panelit Shqyrtues të OSHP-së, të datës 11.08.2014, sipas të cilit vendimi i autoritetit kontraktues është anuluar si i pabazë dhe është urdhëruar ky autoritet ta kthej lëndën në ritenderim, si dhe ka obliguar autoritetin-komunën, se të marr në përgjegjësi personat përgjegjës për humbjen e ofertës, me të cilin rast, i pandehuri pas pranimit të vendimit, në procedurë të shpejtuar pezullon të gjithë zyrtarët e prokurimit nga puna me 50 % të pagës prej 14 gushtit 2014, edhe pse dosja ishte zbuluar dy ditë pas pranimit të vendimit dhe atë në zyrën e menaxherit të prokurimit dhe pasi që i pandehuri kishte hetuar duke përfshirë këtu edhe përmes regjistrimeve të kamerave në zyrën e prokurimit lidhur me çështjen e dosjes së humbur, por i njëjti duke shpërdoruar detyrën zyrtare ka ndërmarr këto veprime në kundërshtim me ligjin.

Me këtë, kryetari Begaj, akuzohet të ketë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Lajmet e Fundit