4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dhuratat e Komunës së Suharekës për punëtorët prekin skamnorët

suhareka2Komuna e Suharekës ka vendosur t’u shpërndajë dhurata 1 mijë e 400 punëtorëve të administratës së saj, arsimit, shëndetësisë dhe zjarrfikësve. Ato do t’i kushtojnë asaj 7 mijë euro. Secila prej tyre ka vlerën e 5 eurove, ndërsa përbëhet nga produkte ushqimore festive.

Nazim Elshani, drejtor i Administratës në Komunën e Suharekës dhënien e dhuratave para festave të fundvitit e arsyeton me bërjen traditë të kësaj pune.

“Kjo ka mbetë më shumë si traditë e komunës. Për çdo vit ka siguruar dhurata të tilla për stafin e vet, ashtu edhe kësaj radhe do të veprohet njëjtë”, tha Elshani.

Pikërisht drejtori i Administratës inicioi në Zyrën e Prokurimit tenderin për këto dhurata, ndërsa fituesi është përcaktuar me procedurë të kuotimit.

Në një procedurë të tillë ftohen operatorët ekonomikë të tregojnë çmimet që mund të ofrojnë për artikujt e kërkuar, ndërsa njëri prej tyre fiton tenderin.

Përfitues të dhuratave do të jenë 200 punonjësit e administratës komunale, 1 mijë të punësuarit në arsim dhe 200 punëtorët shëndetësorë bashkë me zjarrfikësit.

“Vlera e një pakoje është 5 euro, kështu që priten të ndahen afro 1400 dhurata”, tregon Elshani.

Por disa qytetarë të Komunës së Suharekës thonë se 7 mijë eurot që do të përdoren për dhurata, pushteti lokal ka mundur t’ua ndajë skamnorëve.

Këtë e thotë Shpend Krasniqi që kishte dalë në qendër të qytetit duke pritur për të gjetur punë njëditore nga ndonjë person privat.

“Po atij që s’i ka kushtet, atij fukaraje mi ndihmua është mirë. Veç me ardhë me këqyrë te shtëpia, ku jemi duke jetuar, 7 familje, krejt nëpër baraka janë duke jetuar, çka me thanë tjetër, nuk di çka me thanë”

Po ashtu, kundër këtyre shpenzimeve të komunës është edhe Skender Bytyqi.

“Me siguri, atyre që është e nevojshme për dru zjarri, për ushqim, për familje skamnore, me ja nda mjetet për me mundë me jetua”, tha Bytyqi.

Komuna e Suharekës këtë muaj u bleu edhe iPAD-ë asamblistëve komunalë në shumë prej 9 mijë e 920 eurove.

http://live.kallxo.com/sq/MTL/Komuna-e-Suharekes-Blen-iPad-e-si-Kuvendi-i-Kosoves-3444

Previous article
Next article

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit