13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Digjen varrezat e fshatit Panorc në Malishevë (Foto)

Sot rreth orës 11:00 varrezat e fshatit Panorc janë përfshirë nga zjarri.

Sipas informatave të dërguara nga një qytetar zjarri është shkaktuar nga rrjeti elektrik, për shkak të vjetërsisë së tij.

Sipas qytetarit që ka dërguar fotot, për fat të mirë nuk ka pasur qytetarë afër në momentin e këputjes së telit të rrymës, pasi mund të kishte pasoja në njerëz, duke e ditur faktin se nëpër atë pjesë kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë, transmeton Malishevapress.

Në vendin e ngjarjes thuhet të kenë dal policia dhe me vonesë edhe zjarrëfikësit.

panorc-varrezat1

Më Shumë

Lajmet e Fundit