11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Dragash: Kujdes, gropa të rrezikshme në rrugë!

Moti i mirë që po mbretëron këto ditë, ka nxjerrë në pah shumë gropa nëpër rrugët rajonale të Dragashit, të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Janë shumë qytetarë që në redaksinë tonë kanë dërguar foto të këtyre gropave, për të cilat thonë se po ua dëmtojnë automjetet, por edhe po bëhen shkaktare për aksidente.

“Duke i ikur gropave, po i kanosemi rrezikut potencial për të dalë nga rruga ose për t’u përplasur me automjetet nga drejtimi i kundërt. Kjo, sepse në këtë lloj gropash po hasim papritur dhe nuk po kemi kohë as të ndalojmë fare dhe as të lejojmë që të futet rrota në to”, thotë një qytetar, i cili ka dërguar shumë foto të gropave të këtilla. Gropat janë më të theksuar në rrugët, Zhur – Dragash dhe Plavë – Zaplluxhe.

Disa prej tyre duket të jenë mbuluar nga kompania për mirëmbajtje, por kanë mbetur të hapura edhe shumë të tjera, madje në aksin, Plavë – Dragash, drejtuesit e automjeteve duhet ta shtojnë kujdesin, pasi rruga në disa pjesë është dëmtuar dukshëm./radio sharri/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit