16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dragash: Punëtori e punëdhënësi përleshen për çështje të pagesës

Tre persona janë lënduar pasi janë përleshur mes vete, ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Prizrenit me anë të një njoftimi.

Sipas policisë mbrëmjen e kaluar, Policia në Dragash ka reaguar pas një thirrjeje nga qytetaret se tre persona janë lënduar.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Brezne të Dragashit.

Sipas informatave të para sipas policisë, i dyshuari i parë me inicialet N.K. ka goditur qëllimisht me veturë të dyshuarin e dytë me inicialet S.K.

Sipas policisë dy persona N.K. dhe L.K. kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Dragash, ku më pas është konstatuar se të njëjtit kishin pasur lëndime nga një mjet i mprehtë.

Dy të dyshuarit me auto ambulancë janë transportuar në drejtim të Spitalit Regjional në Prizren.

“Po ashtu me vonë edhe i dyshuari i S. K me automjet privat ishte transportuar në drejtim të spitalit regjional në Prizren”, ka njoftuar policia.

Njëri nga të dyshuarit me inicialet L.K. sipas policisë është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit e tjerë N.K dhe S. K pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Policia thotë se pas hetimeve fillestare, motivi i incidentit ishte pasi i dyshuari i S.K. kishte punuar te i dyshuari N.K. dhe kishin pasur një mosmarrëveshje rreth pagesës.

Policia ka treguar se në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

I dyshuari me inicialet S.K. me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit